Aleanca më e rëndësishme në botë bën plot 70 vjet! A ka arsye për të festuar?!

Written by on 29/11/2019

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Londër në një takim dyditor të martën për të shënuar 70 vjetorin e aleancës.Sira dhe rreziku i vazhdueshëm nga Rusia do të jenë dy nga temat kryesore të mbledhjes. Megjithatë, tensionet në rritje të vendeve anëtare mund t’i lënë në hije festimet e përvjetorit. Dy anëtare të NATO-s SHBA dhe Turqi ishin pranë konfrontimit për Sirinë  muajin e kaluar, duke e tronditur aleancën.Anëtarët e NATOS-s kanë deklaruar se është më mirë që Turqia të jetë brenda sesa jashtë aleancës. Në takim pritet që bisedimet të jenë të hapura por tensionet nuk janë gjë e re për alenacën. NATO shpreson që 70 vjetori i aleancës të jetë një arsye për të festuar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist