“Albania The Beautiful”, dritarja virtuale që ndez shkëndijat e turizmit vendas

Written by on 17/12/2020

“Albania The Beautiful”, dritarja virtuale qe te ndihmon ta shohesh dhe te duash Shqiperine vjen ne edicionin e  dytë, duke sjellë në vëmendje destinacione të reja të vendit tonë me potencial turistik, unik dhe konkurues. Risia u jep mundësi dashamirësve për të parë e përjetuar eksperienca nga më uniket në të gjitha atraksionet e fshehura të Shqipërisë.

Entoni Jubani, ideatori i ketij projekti shprehet se, kishte ardhur koha të sillnim një risi dhe shembull në vështrimin dhe promovimin profesional të atraksioneve turistike shqiptare, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Jane perzgjedhur 5 destinacione si: Korça (Erseka), Përmeti, Elbasani (Gramshi, Belshi) Shkodra, dhe vargu malor Bogë – Theth – Tamarë– Lëpushë, te cilat do të  përcillen tek vizitorët me gjithë eksperiencën e gjallë panoramike që këto qytete dhurojnë.

Kjo eksperiencë synon të zgjojë dëshirën, që fundjavat dhe kohën e lirë, gjithësecili ta kalojë duke njohur dhe përjetuar bukuritë e fshehura të Shqipërisë.

Projekti Albania The Beautiful, me fokus ne turizmin vendas u mbeshtet nga  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, gjithashtu edhe nga Premium Media si Partner Mediatik.


Current track

Title

Artist