Premium Channel, televizoni më i ri që i bashkohet tregut mediatik shqiptar! Anija niset në 18 nëntor!

Written by on 15/11/2019

“Premium Channel”, televizioni i ri që i bashkohet tregut mediatik shqiptar. Televizoni është kanali i vetëm ku adhuruesit e udhëtimeve do të gjejnë veten 100% falë programacionit të përzgjedhur  dedikuar lifestyle, fashion&travel. Cilësia më e mirë në figurë dhe zë, e gjitha në formatin HD. Ideja inovatore në koncept dhe një risi e tregut të tejngopur mediatik.Drejtori Ekzekutiv i Premium Channel Gentian Ferhati i ftuar në Travel Club ka theksuar se qëllimi i televizionit është të dhurojë pozitivitetin që dita ditës po shterron. Televizoni do shtrihet në një hapësirë të madhe gjeografike, në rreth 70% të popullësisë së Shqipërisë. Ai ka folur gjithashtu për lançimin e parë të televizionit që u bë ditën e hënë në 11 nëntor. Programacioni do të nisë në 18 nëntor me emisionin e mëngjesit “Boeing 104.6″ , ndërsa pasditja do të shoqërohet nga emisioni “Guliver”. Më tej zoti Ferhati ka shtuar se qëllimi është besnikëria ndaj dëgjuesit. Mbrëmja do të vijë me “Mix and Shake”, në atmosferën e notave të natës. Dokumentarët do të shoqërojnë publikun me informacionin që do t’i gozhdojë para ekranit. “Premium Channel” është oferta interesante që do të plotësojë publikun” ka përfunduar ai. Pjesë e “Premium Channel” është bërë edhe moderatori dhe skenaristi i njohur Edi Oga. Ai ka marrë përsipër të drejtojë
anijen e “Guliverit”. Udhëtimi i cili pritet të nisë në 18 nëntor do të jetë plot surpriza dhe aventura të mëdha. Çasti i shumëpritur po vjen!

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist