Akullnajat ndryshojnë ngjyrën, autoritetet ndezin dritën e kuqe!
Written by Radio Travel on 04/01/2020
Tymi nga zjarret në Australi ka arritur në Zelandën e Re. Si pasojë, akullnajat e bardha kanë marrë ngjyrë kafe. Tymi për herë të parë arriti në ishullin jugor të Zelandës së Re në mëngjesin e 1 janarit. Shërbimi Metereologjik i Zelandës së Re ka deklaruar se tymi mund të shihet fare qartë pasi ka “udhëtuar” rreth 2000 kilometra përtej detit Tasman.