AKU: Jo gjuetisë së peshkut në Liqenin e Shkodrës
Written by rt on 01/05/2019
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka sekuestruar 20 kilogram peshk që po tregtohej në mënyrë të paligjshme. Aksion i AKU erdhi pas ngritjes së Task Forcës nga prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri pak ditë më parë për të mos lejuar gjuetinë e peshkut në liqenin e Shkodrës dhe tregtimin e tij. Kjo Task Forcë u ngrit në sezonin kur në liqen nuk lejohet gjuetia për shkak të shumimit të peshkut.

DCIM100MEDIADJI_0023.JPG