Aktivitetet per vitin 2019 ne The Pointe Palm Jumeirah Dubai

Written by on 01/03/2019

Aktivitetet per vitin 2019 ne The Pointe Palm Jumeirah Dubai Qendra tregtare The Pointe ne Palm Jumeirah, e cila u hap në dhjetor te vitit te kaluar me një koncert live nga Enrique Iglesias dhe përshëndeti mijëra vizitorë në prag të Vitit të Ri, tani ka prezantuar veprimtarite e saj të 2019-ës, ku do te perfshihen koncerte live me kengetare Big boterore dhe nje vemendje e vecante do i jepet argetimit familjar. Per kete arsye, aktivitetet e vitit 2019 kane nisur me nje show te madh te roboteve kercimtare dhe hapja e një zone me aktivitete te ndryshme për fëmijë. Hapesira prej 1.4 milionë metra katrorë, që ndodhet në majë të Palm Jumeirah, përballë Atlantis Palm, është vendosur të bëhet qendra e re e Dubait për ngrënie, pazar, shoqëri dhe relaks në bregdet. Aty ndodhen rreth 70 restorante, dyqane dhe atraksione që ofrojnë diçka për të gjitha shijet, moshat dhe kombësitë. The Pointe, gjithashtu përmban një shëtitore prej 1.5 kilometrash, një plazh privat, një zonë për fëmijë, supermarkete, palestra, sallone bukurie dhe dyqane unike dhuratash, duke plotësuar gamën e restoranteve ku vizitorët mund të shijojnë rrugën e tyre nëpër botë, me kuzhinë nga çdo cep i globit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist