AKT takim me perfaqsues kineze te turizmit, rritje e bashkepunimit!

Written by on 26/11/2018

Shqiperia turistike dhe si destinacion europian po terheq perhere e me shume vemendjen e operatoreve te huaj turistik te cilet po shfaqin interes mbi potencialet qe ofron vend yne.Sot ne Agjencine Kombetare te Turizmit u mbajt nje takim me perfaqesues te Komitetit te Zhvillimit te Turizmit te qytetit te Ningbo-s ne Kine si dhe perfaqesues te ndryshem te Shoqatave dhe Tur Operatoreve Kineze .Ne kete takim u prezantua Shqiperia dhe potenciali i saj turistik si dhe u diskutua per krijim e nje ure bashkepunimi per zhvillim e metejshem te marredhenieve tona duke u nisur nga fakti shume domethenes se kete vit ka patur nje rritje prej 33 % te turisteve kinez ne Shqiperi. Turistet kinez jane gjithmone besnik ne vendin tone pasi e shohin Shqiperine si nje vend atraktiv dhe me potencial turistik mjaft te larmishem pasi vendi yne ofron nje turizem gjithevjetor ku ne çdo stine ka gjithmone vende per tu eksploruar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist