AIR BNB në Tiranë, shtohen shtëpitë me qira

Written by on 03/08/2018

Rritja e numrit të turistëve në Tiranë po kthehet në një biznes mjaft fitimprurës për sektorin e hotelerisë.

Sipas Bashkisë së kryeqyetit janë 4.277 dhoma hoteli të regjistruara, për të cilat operatorët paguajnë taksat lokale të fjetjes dhe taksat qendore.

Por, rritja e numrit të turistëve ka krijuar perspektiva të mira ekonomike edhe për ata që japin shtëpi me qira me kohëzgjatje ditore.

Në faqen më të njohur në botë për dhënien me qira të dhomave të shtëpive për qëllime turistike, “AIR BNB”, gjendet një numër i madh apartamentesh që ofrojnë këtë shërbim në kryeqytet, me cmime  më të leverdisshme sesa ato të dhomave të hotelit.

Kështu për gushtin, në Tiranë mund të marrësh një apartament brenda unazës për 20 euro nata, ndërsa çmimi më i lartë është rreth 50 euro nata.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist