Agroturizmi, ngrihen inkubatoret e pare te produkteve tradicionale !
Written by rt on 19/12/2018
Rrjeti i “Inkubatoreve te Produkteve Tradicionale”, pjese e programit kombetar “100 fshatrat”, synon krijimin e hapesirave qe ofrojne infrastrukture te pershtatshme per te gjithe zinxhirin e vleres se produktit, duke filluar qe nga ambientet dhe pajisjet e prodhimit/magazinimit, dhe certifikimin si dhe hapesire per shitje te produkteve.Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, ben te ditur se tashme jane ngritur dy inkubatoret e pare te produkteve tradicionale ne Permet dhe Malesi te Madhe ndersa krijimi i inkubatoreve te rinj, do te shtrihet edhe ne zona te tjera te vendit qe jane pjese e hartes te programit “100 fshatrat”. Gjithashtu ne funksion te programit “100 fshatrat” eshte edhe rrjeti i markatave/dyqaneve te produkteve shqiptare dhe tradicionale.
