Agjensitë e turizmit në Turqi nisin fushatën e prenotimeve për 2022!

Written by on 20/11/2021

Agjensitë turistike të Turqisë kanë nisur një fushatë rezervimesh të hershme “me çmime tërheqëse dhe të përballueshme” për sezonin turistik 2022. Njoftimi erdhi në një kongres turistik të organizuar nga Shoqata e Agjencive Turke të Udhëtimit. Mësohet se fushata do të jetë e vlefshme për një gamë të gjerë formash turistike dhe jo vetëm për turizmin det-rërë-diell, i cili ka qenë lloji dominues i turizmit në Turqi.

Sipas ekspertëve tregu i brendshëm i Turqisë do të ketë shumë përfitime nga fushata, pasi pritshmëritë për vitin 2022 për tërheqjen e turistëve të huaj janë shumë të larta./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist