Aeroporti ‘Nënë Tereza’ konfirmon 17 fluturime për ditën e sotme
Written by rt on 14/12/2020
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar 17 fluturime për këtë të hënë. TIA bën të ditur se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Stambolli, Beogradi, Milano, Vjena dhe Brukseli janë disa nga destinacionet kryesore, ndërkohë që listën e plotë të udhëtimeve të konfirmuara e gjeni në faqen zyrtare të Aeroportit “Nënë Tereza”.