Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur së fundmi në funksion të të gjithë pasgjerëve, teknologjinë e re të hyrjeve elektronike apo “E-gates”.
Written by rt on 30/05/2019
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur së fundmi në funksion të të gjithë pasgjerëve, teknologjinë e re të hyrjeve elektronike apo “E-gates”. “E-Gates” është një sistem i automatizuar i cili bën verifikimin e kartës hyrëse në avion (boarding pass) tek zona e nisjeve përpara kalimit tek zona e sigurisë. Sistemi kontrollon logon biometrike të kartës, duke bërë që të shkurtohet koha e pritjes dhe duke rritur cilësinë e shërbimit në aeroport. Përparësia e kësaj teknologjie lidhet me përshpejtimin e procesit të kontrollit të dokumentacionit të udhëtimit dhe rritjen e sigurisë në nivel më të lartë të individëve që hynë në zonën e kontrollit. Ky lloj sistemi është funksional edhe për pasagjerët me aftësi ndryshe, si pjesa që ka vëmendje të veçantë nga shërbimet operacionale dhe ndihmëse në TIA. Aktualisht në TIA operojnë 17 kompani ajrore, të cilat fluturojnë në më shumë se 30 destinacione.
https://www.youtube.com/watch?v=cduIa0Nh0Zc