Aeroporti i Vlores gati brenda vitit 2020

Written by on 06/06/2018

Kryeministri i vendit gjate hapjes se sezonit turistik ne qytetin e Vlores, u shpreh i bindur se aeroporti i Vlores punimet e te cilit do te fillojne shume shpejte do te jete gati brenda vitit 2020. Kryeministri theksoi nga Orikumi se ndertimi i aeroportit do te lehtesoj qarkullimin per banoret e jugut te vendit dhe se qeveria eshte duke negociuar per kontraten e aeroportit te Vlores. Nje investim me vlere te konsiderueshme per nje port te re hyrese e dalese qe konkuron aeroportin e Rinasit dhe krijon lehtesira per udhetaret ne zonen e jugut, por dhe per turistet. Aeroporti i Vlores planifikohet te ndertohet ne zonen e Akernise 20 kilometra larg qytetit te Vlores, ndersa mendohet te jete 10 minuta larg autostrades Vlore-Fier.


Current track

Title

Artist

Background