Aeroporti i Singaporit hap dyert me 17 prill per vizitoret

Written by on 08/03/2019

Aeroporti i Singaporit hap dyert me 17 prill per vizitoret

“Changi Airport”, i njohur ndryshe si “thesari” e Singaporit, eshte drejt mbylljes se punimeve qe kane nisur ne vitinb 2014 dhe se shpejti do te jete gati per visitoret nga e gjithe bota. 951 milionë dollarë jane shpenzuar deri tani per te gjitha mrekullite arkitekturore qe jane bere deri tani. Kompleksi, i quajtur Jewel Changi Airport, zyrtarisht do t’i hapë dyert per vizitorët  muajin e ardhshëm më 17 prill. Do të përbëhet nga 10 kate në një sipërfaqe totale prej 137,00 metra katrorë, të gjitha nën një fasadë qelqi dhe çeliku. Kjo hapsire do të mirëpresë një seri kopshtesh të ngjashme me pyjet, 130 dhoma hoteli, 300 restorante e dyqane, një park botanik dhe një urë gjigande. Më pas, natyrisht edhe ujëvara që ka një kosto prej 1,5 miliardë euro. Ujëvara do të jetë 40 metra e do të burojë nga qendra e kupolës. Uji që rrjedh do të rrethohet nga kopshtet në 5 kate ku janë pozicionuar edhe hapësirat tregtare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist