Aeroporti i Romës “çliron” pasagjerët! Heq karantinën pas fluturimit

Written by on 12/12/2020

Roma ka pritur fluturimin e parë që prej pandemisë, e cila nuk i detyron pasagjerët të karantinohen. Avioni i kompanisë Alitalia u nis nga aeroporti JFK në Nju Jork dhe fluturoi drejt aeroportit Fiumiçiono në Romë. Më herët, pasagjerëve u kërkohej karantinimi për dy javë pas një fluturimi ndërkombëtar për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Me rregullat e reja, nëse pasagjerët provojnë me anë të testeve në mbërritje se nuk janë pozitiv me Covid-19, atëherë ata nuk kanë nevojë të karantinohen për dy javë në Itali.


Current track

Title

Artist