Aeroporti i Kukësit, një vepër konkrete në pranverën e 2021!

Written by on 10/12/2020

Pranvera e vitit 2021 do ta gjejë qytetin e Kukësit me aeroportin e përfunduar. Ka qenë ky premtimi i dhënë nga  ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nga Kukësi gjatë inspektimit të masave të marra me nisjen e shirave që mund të sjellin edhe problematika në rrugët e vendit.  “Kukësi është një qytet i rëndësishëm edhe si pikë turistike. Po shkojmë drejt përfundimit të Aeroportit të Kukësit i cili do të jetë gati brenda pranverës së vitit 2021. Sapo kemi mbaruar procedurën për rrugën që do të lidhë qytetin me aeroportin e Kukësit për të mos kaluar brenda qytetit”, u shpreh Balluku. Në fazën finale aeroporti i Kukësit mendohet se do të ketë deri në 12 mijë të punësuar.


Current track

Title

Artist