Aeroporti Heathrow në Londër, rekord pasagjerësh!
Written by rt on 02/05/2019
Aeroporti “Heathrow”, në Londër ka arritur një rekord në numrin e pasagjerëve për tremujorin e parë të këtij viti. Rreth 18 milion udhëtarë kanë qarkulluar në këtë periudhë në aeroport. Sipas zëdhënësve të aeroportit , do të ketë një investim prej 1 miliardë paundësh për zgjerimin e tij. Shefi ekzekutiv i “Heathrow” ka deklaruar se “Me pasagjerët që vazhdojnë të zgjedhin aeroportin tonë në numra rekord dhe me mbështetjen e fortë të investitorëve globalë, ne jemi duke menduar për rritje dhe jemi të emocionuar për ndërtimin e një aeroporti më të madh dhe më të mirë për Britaninë”.

London Heathrow, April 20, 2016: Heathrow Terminal 5 is an airport terminal at Heathrow Airport. Opened in 2008, the main building in the complex is the largest free-standing structure in the UK