Aeroportet me te mire dhe me te keqinje te botes!

Written by on 05/04/2018

Aeroportet me te mire dhe me te keqinje te botes!

Agjencia e udhetimeveeDreams” ka publikuar listen e aeroporteve me te mire dhe me te keqinje ne bote ne baze te opinionit te 50 mije udhetareve. Ne majen e podiumit renditet nje aeroport aziatik, “Changi” i Singaporit. Ai ndiqet me pas nga aeroporti i Zyrihut, ai “Ataturk” i Stambollit, ai i Kopenhagenit dhe i fundit i “Top 5” renditet ai i Mynihut. Pjesen tjeter te dhjeteshes e plotesojne aeroportet e Dyseldorfit, Frankfurtit, “Barajas” i Madridit, “Fiumicino” i Romes dhe “Heathrow” i Londres.  Nga ana tjeter aeroportet gjermane “Schoenefeld” dhe “Tegel” te Berlinit jane renditur si i treti dhe i katerti me i keq ne bote, respektivisht. Te dy keta, qe nuk kane pasur permiresime vitet e fundit, priten te zevendesohen nga aeroporti me i ri “Berlin-Brandenburg”. Edhe Roma ka nje aeroport ne peseshen e me te keqinjve, “Ciampino”. Pjesen tjeter te fundit te renditjes e plotesojne “Luton”-i i Londres dhe “Mohammed V” i Kazablankes ne Marok.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background