Aeroflot rinis pas 3 vitesh fluturimet Moske – Kajro!

Written by on 31/03/2018

Aeroflot rinis pas 3 vitesh fluturimet Moske – Kajro !

Linja me e madhe ajrore ne Rusi, Aeroflot ka njoftuar se do te rinise fluturimet e nderprera nga Moska ne Kajro te Egjiptit duke nisur nga data 11 prill. Ky vendim erdhi pas kerkesave te turisteve ruse per te udhetuar drejt Egjiptit tashme qe situata ne destinacionet turistike atje eshte normalizuar. Aeroflot do te operoje fluturime 3 here ne jave vajtje ardhje. Nderkohe gjate sezonit veror dhe perkatesisht nga data 12 qershor deri me 2 korrik, periudhe ne te cilen zhvillohet Kampionati Boteror i Futbollit ne Rusi, fluturimet do te jene te perditshme. Fluturimet e linjes ruse drejt Egjiptit u nderprene ne vitin 2015 kur ndodhi dhe aksidenti me avionin rus ne gadishullin Sinai.


Current track

Title

Artist

Background