Aeoroporti i Tiranës solidarizohet, ja çfarë do të bëjë në mbështetje të të prekurve nga tërmeti!

Written by on 29/11/2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhuruar një milion euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i ditës së martë.  Me anë të një njoftimi zyrtar, TIA ka falenderuar të gjithë koordinatorët në kampe dhe specialistët e kërkim-shpëtimit të njerëzve që mbetën nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. ‘TIA, në këto ditë të vështira për operimet gjatë fluturimeve të avionëve të mëdhenj ushtarakë që vijnë në ndihmë te njerëzve të prekur Shqipërinë dhe shqiptarët, po bën maksimumin të lehtësojë nga tërmeti. Gjithashtu, është ngritur Skuadra Vullnetare për Emergjencat nga stafi i TIA-s, që është në dispozicion të të gjitha kampeve ku ka nevojë për asistencë’ thuhet në njoftim. “Besim dhe kurajo”, thotë TIA.

Aeroporti nene tereza

Aeroporti nene tereza


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist