Adriano Celentano vjen si personazh ne nje serial te animuar te ideuar nga ai vete!

Written by on 26/12/2018

Nga janari 2019 nje telefilm i ri animuar do te shfaqet per publikun qe ka protagonizmin e artistit te njohur  Adriano Celentano i cili do te vije ne kete film , si personazh me emrin Adrian. Në televizion seriali do të paraqitet duke filluar nga Janari i vitit që vjen, ndërsa subjekti i filmit është ideuar, shkruar dhe drejtuar nga vetë Adriano Celentano. Janë të shumtë yjet që kanë bashkëpunuar në këtë projekt, nga grafisti Milo Manara, deri te çmimi Oscar, Nicola Piovani.Në një prodhim i cili ka kushtuar dhjetëra miliona euro, kanë marrë pjesë më shumë se njëmijë piktorë filmash vizatimorë, nga tre kontinente të ndryshme: Azia, Afrika dhe Europa. Deri tani janë paraqitur mbi 10 mijë modele skenash! Një ekip prej qindra teknikësh profesionistë të shkrimit, të dizajnit, të akustikës dhe të recitimit. “Adrian” do të jetë tërësia e këtyre elementëve, një sfidë e pashembullt, por, mbi të gjitha, është një projekt fort i dashur për të cilin Celentano po punon prej kohësh dhe për të cilin është përfshirë në shumë bashkëpunime me figura të famshme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist