ACI EUROPE shqetësohet për të ardhmen e udhëtimeve ajrore
Written by Radio Travel on 05/03/2021
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve të Evropës e quajti një emergjencë të ardhmen e lidhjes ajrore rajonale, duke theksuar se kjo e fundit është përballur me një humbje prej 1.72 miliardë udhëtarësh në të gjithë Evropën që nga fillimi i pandemisë. Përmes një njoftimi për shtyp, ACI Europe ka njoftuar se nga humbjet totale të pasagjerëve, aeroportet rajonale shënuan mbi 836 milionë humbje, ndërsa aeroportet më të vogla regjistruan 437 milionë humbje.
Në total, afërsisht 7000 rrugë ajrore nuk janë duke funksionuar në mënyrë aktive në rrjetin e aeroporteve evropiane./radiotravel.al