A keni dëgjuar për nismën “Të pastrojmë….Indinë”

Written by on 31/07/2018

A keni dëgjuar për nismën “Të pastrojmë….Indinë”

 

India ka ndërmarrë së fundmi një nismë për ndërtimin e tualeteve, diçka që i ka shërbyer më së miri edhe kompanive në këtë sektor. Plani 20 miliard dollarësh i kryeministrit Narendra Modi “Të pastrojmë Indinë” synon të ngrejë 111 milionë tualete në pesë vite. Krahas premtimit për të përmirësuar shëndetin, sigurinë dhe dinjitetin e qindra miliona indianëve, nisma kombëtare për higjienën ka nxitur me 81% shitjet edhe në materialet e ndërtimit dhe me 48% shitjet e sanitareve të tualetit. Qëkurse nisi projekti në vitin 2014, rreth 80 milionë shtëpi kanë ndërtuar tualete brenda banesës së tyre dhe pritet që deri në Tetor 2019 të arrihet mbulimi i plotë. Në fushatë është angazhuar edhe Bollyëood, i cili madje i ka kushtuar edhe një film promovimit të kësaj nisme. Disa nga kompanitë që kanë pasur përfitim direkt në shitje, i janë bashkuar nismës qeverisë si një iniciativë sociale më shumë se sa një mundësi biznesi.Përpara programit të Modi, India numëronte gjysmën e 1.1 miliardë njerëzve nëpër botë që kryenin nevojat e tyre në fusha, plazhe apo hapësira të tjera të hapura. Kjo shkaktonte ndotje në ushqime dhe ujin e pijshëm, duke përhapur sëmundje të ndryshme, të cilat i kushtonin vendit 6.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist