A do të ketë rritje pagash në vitin 2020?
Written by Radio Travel on 24/12/2019
Çdo fundvit një prej firmave të kërkimit më të mëdha në botë, Korn Ferry e që ka kapitalizim tregu prej miliarda dollarësh publikon parashikimet për pagat e vitit të ardhshëm për pjesën dërrmuese të shteteve të botës . Përgjigja për pyetjen se a do të ketë rritje rrogash është “PO”. Në bazë të parashikimeve rezulton se rritja e pagave në Shqipëri do të jetë 2.6% vitin e ardhshëm por duke patur parasysh edhe rritjen e çmimeve të konsumit , rritja reale do të jetë vetëm 0.7% duke na vendosur si një nga vendet me rritjen më të vogël në rang global. Megjithatë krahasuar me një vit më parë, shifrat paraqiten optimiste pasi në vitin 2018 rritja ishte vetëm 0.2%.