A do të futet sërish në karantinë Greqia, në shtator?

Written by on 13/08/2021

Duket se situata epidemiologjike, me shpërthimin e variantit të ri Delta, ka shtuar frikën e një karantine tjetër në muajin shtator. Këto kanë qenë dhe aludimet mbi të cilat ka reaguar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë shtypi.

‘’Gjatë verës njerëzit mungojnë dhe për këtë arsye planifikimi i vaksinimit është më i vështirë, por është e sigurt që ne duhet të kthehemi në mënyrë dinamike dhe të rrisim normat e vaksinimit në vend. Të vaksinuarit nuk do të paguajnë për ato pak të pavaksinuar. Ekonomia do të funksionojë, shoqëria do të mbetet e hapur dhe përgjigja për problemin e mutacionit Delta nuk është bllokimi, është vaksinimi dhe mbrojtja bazë dhe sensi i shëndoshë”, tha Mitsotakis.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist