55 shtete vendosin t’i thonë “Jo” Britanisë!

Written by on 23/12/2020

Dy vende të tjera kanë ndaluar fluturimet hyrëse në Mbretërinë e Bashkuar përpara pragut të Krishtlindjes pas identifikimit të një lloji të ri Covid në Britani. Singapori do të ndalojë hyrjen tek udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar nga e mërkura në mbrëmje. Zyrtarët shëndetësorë në Filipine thonë se ata gjithashtu do të pezullojnë fluturimet nga Britania e Madhe nga pragu i Krishtlindjes, deri më 31 dhjetor. Kjo bën që numri i shteteve që bllokojnë lëvizjen me Mbretërinë e Bashkuar të shkojë në 55. Aktualisht vetëm Greqia dhe Qiproja janë 2 vendet në BE që lejojnë hyrjen e udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar.


Current track

Title

Artist