500 euro gjobë, nëse shkelni rregullat!

Written by on 11/05/2019

Ishulli I famshem Italian Capri do të vendosë 500 euro gjobë për ata që kapen duke shkelur rregullat. Masa ka për qëllim të zvogëlojë ndotjen si dhe të mbrojë bimësinë dhe botën shtazore. Pjatat apo gotat plastike dhe çdo gjë tjetër e bërë nga plastika që nuk është e riciklueshme apo e biodegradueshme do të ndalohet nga 15 maj.  Rregullat do të zbatohen në të gjithë ishullin, me një fokus të veçantë në plazhet dhe bregun e tij. Tregtarët, të cilët nuk do të jenë në gjendje të shesin asgjë nga plastika me përdorim të vetëm, kanë 90 ditë kohë për të shmangur stoqet e tyre ekzistuese. Capri, i cili është shtëpia e 12,000 njerëzve, paraqiti një taksë turistike disa vjet më parë, të ardhurat e të cilave janë përdorur pjesërisht për të ndihmuar në kujdesin ndaj mjedisit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist