31 dhjetori erdhi! Shqiptarët gati të festojnë në mbrëmje një vit të pazakontë

Written by on 31/12/2020

 

31 dhjetori shënon sot fundin e një viti të vështirë e të pazakontë për Shqipërinë kryesuar nga pandemia që preku gjithë botën. Për shkak të kufizimeve, do të vazhdojë të mbetet ende në fuqi mbyllja pas orës 20:30 dhe limitimi i grumbullimeve në njerëz. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë disa herë thirrje për të shmangur festimet e mëdha me familjarët, për të shmangur rrezikun e infektimit. Ndërkohë urimi i parë ka ardhur nga kreu i vendit, Edi Rama i cili përmes një videomesazhi shprehet: Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me RESPEKT e MIRENJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”.


Current track

Title

Artist