2748 mjete lundruese ne portet shqiptare gjate periudhes janar – gusht
Written by rt on 20/09/2018
Treguesit e transportit detar, per anijet e linjave te pasagjereve, jahteve e velierave, shenoi nje rritje te konsiderueshme gjate ketij sezoni turistik, fale efikasitetit dhe masave te marra gjate sezonit per lehtesimin e levizjes dhe ankorimit te mjeteve detare ne poret e vendit. Ministri i Infrastruktures dhe Energjise publikoi shifrat ne lidhje me transportin detar te vitit 2018. Gjate periudhes janar-gusht 2018 ne portet e vendit erdhen 2420 anije te linjave per pasagjeret. Numri i jahteve, velierave dhe anijeve turistike gjate kesaj periudhe arriti ne 2748 ndersa numri i pasagjereve te imbarkuar shenoi nje rritje ne 600 mije persona.