170.000 pemë të reja në Paris për të përmirësuar cilësinë e ajrit

Written by on 18/10/2021

Parisi po kërkon të përmirësojë klimën e qytetit duke mbjellë 170.000 pemë të reja. Kudo ku ka hapësira, përgjatë rrugëve, shesheve, parqeve dhe madje edhe përgjatë unazës së qytetit do të mbillen pemë.

Përmes tyre do të përmirësohet cilësia e ajrit në kryeqytetin francez i cili tërheq me mijëra turistë çdo ditë, do të ulet niveli i stresit dhe do të përmirësohet shëndeti i qytetarëve. Objektivi është që 170.000 pemët të mbillen deri në vitin 2026./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist