Turqia “detyron” Spanjen te ule cmimet këtë verë te mbetur!

Written by on 03/08/2018

Turqia ``detyron`` Spanjen te ule cmimet këtë verë te mbetur!



Hotelet në Spanjë kanë ofruar ulje çmimesh për paketat e pushimeve verore, pas largimit të turistëve për shkak të joshjes nga destinacione më të lira në Turqi apo në resortet e Afrikës së Veriut, ndërsa numri i vizitorëve të huaj në vendin iberik po kap sërish majat.

Turizmi përllogaritet të kontribuojë me 11 për qind të prodhimit kombëtar në Spanjë, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur në 82 milionë gjatë vitit të kaluar, duke e bërë Spanjën vendin e dytë më të vizituar të botës, pas Francës.

Por, tashmë, për shkak të rikthimit të konkurrencës prej Turqisë, Egjiptit dhe Tunizisë, të cilat po ofrojnë paketa më të lira sesa ishujt Balearic, hotelieret ne Spanje jane detyruar te ulin cmimet dhe te terheqin kryesisht turistë gjermanë e britanikë, duke ofruar paketa të lira dhe “all-inclusive”.


Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist