Te ardhurat nga turizmi kete vit arriten ne 1.47 miliarde euro!
Written by rt on 12/12/2018
Te ardhurat nga turizmi arriten nje vlere rekord prej 683 milione euro ne tremujorin e trete te vitit 2018. Te dhenat i beri te ditura sot Banka e Shqiperise. Krahasuar me nje vit me pare, te ardhurat nga turizmi u rriten me afro 100 milione euro. Nderkohe qe ne nente muajt e ketij vit, te ardhurat nga turizmi arriten ne 1.47 miliarde euro, me rritje 12% krahasuar me vitin e kaluar.Gjate ketij viti, Shqiperia njohu nje rritje te numrit te vizitoreve dhe turisteve te huaj nga vendet e rajonit, Europes e deri nga kontinenti aziatik.
