Emetimet e karbonit, IATA ben thirrje per teknologji revolucionare ne fluturime!

Written by on 25/01/2019

Prodhuesit e avioneve apo linjat ajrore nuk jane ne rrugen e duhur per sa i perket ndotjes se karbonit, sipas nje raporti nga instituti Rocky Mountain, i cili ben thirrje per nje forum global ku lideret e industrise mund te zgjidhin problemin e shkarkimeve te tyre. Sipas raportit aviacioni ka nevoje per nje plan te ri radikal per te arritur qellimet e tij klimatike. Linjat ajrore mund te pergjysmojne perdorimin e tyre te karburantit dhe te parandalojne emetimet e karbonit me shtate miliarde ton, duke miratuar dizajne revolucionare te avioneve. Industria e aviacionit ka propozuar kalimin ne karburant te qendrueshem te aviacionit, por sipas ekperteve karburantet e qendrueshme perbejne me pak se 0.01 perqind te konsumit global. Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil vlereson se 140 objekte te reja te prodhimit komercial jane te nevojshme çdo vit ne mes te viteve 2050 per te levizur industrine ne lende djegese me te pastra. Avionet elektrike mund te provojne te jene pjese e zgjidhjes, por raporti thekson se ato nuk kane gjase te kene ndikim deri pas vitit 2030.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist