Berati , nje atraksion kulturor edhe ne kete periudhe te vitit!
Written by rt on 12/12/2018
Edhe kete periudhe ne Qendren Kombetare te Muzeve Berat fluksi i vizitoreve vazhdon te jete i larte dhe perhere ne rritje duke e krahasuar me vitin e kaluar. Se fundmi Muzete e Beratit u vizituan nga nje grup vizitoresh nga Kosova te cilet preken nga afer bukurine dhe historine e ketyre vendeve qe mbartin ne vete koleksione objektesh qe i takojne fondeve te kishave dhe manastireve te Shqiperise. Gjate periudhes janar- nentor 2018 Qendra Kombetare e Muzeve Berat ka pasur 58448 vizitore, 17843 vizitore me shume se periudha e njejte e nje viti me pare.
