Zyrtarizohet zgjerimi i Parkut te Lures, tashme “Lure – Mali i Dejes”!

Written by on 08/11/2018

Pas zgjerimit te Parku Kombetar te “Malit te Tomorrit”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur te zgjeroje edhe Parkun Kombetar te Lures. Sipas vendimit te botuar ne ‘Fletoren Zyrtare’, ky i fundit do te bashkohet me parkun Kombetar “Zall Gjoçaj”, duke krijuar Parkun kombetar “Lure-Mali i Dejes”.Propozimi i ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, eshte botuar sot ne fletoren zyrtare. Zona e zgjerimit te parkut perfshin siperfaqe me toke pyjore, shkurre dhe siperfaqe ujore. Parku kombetar “Lure-Mali i Dejes” ndahet ne tre nenzona. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do te miratoje edhe planin e menaxhimit te  Parkut Kombetar, te hartuar nga AKZM-ja, brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background