Zogjte si turistet, duan kushte me te mira!

Written by on 14/05/2018

“Bird watching” i përkthyer ndryshe “Vrojtimi i Shpendëve”, po kthehet në një alternativë turistike për vëzhguesit amatorë,per turistet e huaj dhe vendas.

Xhemal Xherri, PR ne shoqaten PPNEA u shpreh se : Te apasionuarit me te medhenje per kete lloj turizmi jane anglezet, gjermanet dhe francezet ku pothuajse cdo fundjave popullojne zonat ku kundrimi i zogjve eshte me i pershtatshem. Objekt i vëzhgimit të turistëve janë zonat e mbrojtura, aty ku kafshët dhe shpendët janë shumuar.
Sipas perfaqesuesve te shoqates PPNEA, te pranishem ne studion e Radio Travel, zonat qe kane zhvilluar një turizëm efikas në këtë drejtim jane Laguna e Karavastasë, Kune-Vaini, liqeni i Shkodrës, ai Pogradecit, Narta, Butrinti e disa laguna të tjera të vogla. Nje prej kercenimeve te ketyre zogjve jane telat elektrike sidomos ne zonen e Lugines se Vjoses ndaj duhet sa me shume ndergjegjesim per t’ju krijuar kushtet e favorshme ketyre shpendeve.
Shpendi ka memorie, dhe nese nuk gjen kushtet e duhura tek nje vend e ka te veshtire te kthehet serish (ashtu si njeriu)!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist