Zbulimi i Luftës së Dytë Botërore evakuon mijëra banorë në qytetin italian!

Written by on 02/12/2019

Rreth 10 mijë banorë janë evakuar dje nga qendra e Torinos pasi ekspertët punuan për të çaktivizuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore.  Banorëve të qytetit italian  u është kërkuar evakuimi nga “zona  e kuqe”. Ndërsa edhe 50 mijë banorë që jetonin larg qytetit, u është kërkuar të largohen nga shtëpitë ose të qëndronin brenda gjatë procesit të çmontimit. Bomba e cila është hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore përmban 65 dinamit, sipas autoriteteve. Mediat lokale kanë deklaruar se çaktivizimi ka zgjatur më pak sesa pritej dhe banorët janë lejuar të kthehen më pas në shtëpi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist