Xhoi Asllani: Boston ka komunitetin më të madh dhe mirë-integruar të shqiptarëve

Written by on 14/01/2021

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në  Premium Channel dhe Radio Travel, ishte dhe Xhoi Asllani, një shqiptare që jeton dhe punon në Boston me familjen e saj, që prej vitit 2003. Ajo ka ardhur fillimisht në Kanada. Më pas gjatë një viti tek gjyshërit në Boston, njohu bashkëshortin e saj dhe vendosi të ndërtonte familjen aty. Xhoi ka përfunduar studimet për punë sociale në Kanada, pasi kishte shumë dëshirë të ndihmonte njerëzit. Që prej vitit 2013, punoi  fillimisht në një NGO, ku ndihmon të moshuarit për të marrë siguracionet e shëndetit. Kjo ishte koha kur vendosi të merrte licensën në lidhje me shëndetin, aksidentet në punë dhe në jetë, profesion qe e kryen dhe sot e kësaj dite.


Current track

Title

Artist