Volkswagen do të hapë fabrikë në Ballkan. Zbuloni se ku!

Written by on 06/03/2019

Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve Volkswagen planifikon hapjen e një fabrike në Ballkan.

 

Mediat serbe dhe bullgare e cilësojnë këtë lëvizje një “tërmet ekonomik”; bëhet fjalë për një investim prej 1,4 miliardë euro, i cili do të ofrojë 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4,5 miliardë euro në vit. Që kur Volkswagen i bëri të ditura planet për ngritjen e kësaj fabrike, përveç Bullgarisë e Serbisë, shpresa po ushqejnë edhe Rumania, Turqia dhe Maqedonia.

Shtypi spekulon se Volkswagen do të marrë vendim në muajin prill, ndërsa makinat e para nga fabrika e re do të dalin nga prodhimi në 2023. Ka kohë që prodhuesi gjerman i automjeteve është duke flirtuar me Europën Juglindore. Kjo i përshtatet njoftimeve se uzinat bazë në Zvikau, Emden dhe Hanovër do të specializohen për prodhimin e automjeteve elektrike.

Top Channel


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist