Vogue Italia reklamon ‘’Maldivet e Italisë’’ / Italianët kërkojnë falje për kopertinën hipokrite!

Written by on 15/09/2021

Prestigjozja ‘’Vogue’’ e cila numëron mbi 10 milion ndjekës në rrjete sociale, bën gjithmonë bujë me kopertinat e saj. Njëjtë ka ndodhur dhe në kopertinën e fundit, ku ka reklamuar disa modelë në një nga zonat më të bukura, që njihet ndryshe dhe si ‘’Maldivet e Italisë.’’

Mirëpo, bazuar në imazhin e reklamuar në kopertinë ishte e pamundur të dihej se ky breg është gjithashtu shtëpia e një fabrike kimike, fajtore për hedhjen e drejtpërdrejtë të mbetjeve në detin e pastër.

Për këtë arsye Vogue Italia po përballet me kritika për censurimin e një veçorie të bregdetit toskan që ka shkaktuar për dekada të tëra, probleme mjedisore për vendasit.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist