Vlore, kete muaj hyrja falas ne sitet kulturore e arkeologjike!

Written by on 04/09/2018

 

Gjate diteve festive te ketij muaji, vizitoret do te mund te kene mundesi te vizitojne te gjitha monumentet dhe sitet arkeologjike te qytetit te Vlores falas. Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore Vlore ben te ditur se “perfitojne hyrje te lire me tarife zero, te gjithe vizitoret vendas dhe te huaj, ne te gjitha monumentet dhe sitet si Parku Arkeologjik i Amantias, Parku Arkeologjik i Orikut, Parku Arkeologjik i Finiqit, Kalaja e Kanines, Kalaja e Himares, Kalaja e Porto Palermos, Kisha e Shen Kollit ne Mesopotam dhe Rrenojat e Manastirit te 40 Shenjtoreve ne Sarande”. Ditet festive te muajit shtator nisin qe ne date 5 me Diten e Shenjterimit te Nene Terezes dhe vijojne me javen e fundit te muajit kur jane edhe Ditet Europiane te Trashegimise dhe Dita Kombetare e Trashegimise Kulturore.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist