Vjen nga Hanoi teknologjia qe sjell uje te pijshem nga ajri i lagesht!

Written by on 08/11/2018

Imagjinoni sikur te shuanit etjen me uje qe nuk vjen nga nje lume, perrua apo liqen, por qe vjen drejtperdrejt nga qielli, nga ajri qe ju rrethon. Kjo do te ngjasonte si fantashkence, por eshte ne fakt realitet dhe kjo fale teknologjise se perparuar. Teknologjia e re e zhvilluar nga “Watergen”, nje kompani teknologjike me baze ne Izrael, aktualisht po prezantohet ne kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Gjeneratori i ujit atmosferik merr ajer nga ambienti permes nje filtri, e shnderron ate ne vese duke nxjerre uje permes kondensimit. Uji me pas purifikohet, mineralizohet dhe eshte i gatshem dhe i sigurt per t’u konsumuar. Kjo makine mund te prodhoje mesatarisht 600 litra uje te paster ne dite. Ajo ka nje rezervuar dhe nje sistem trajtimi te ujit. Ne Vietnam, me lageshtine e larte te ajrit atje, kjo makine mund te nxjerre edhe me shume uje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background