Vetem 60 dite kohe per te vizituar Shkallen e shenjte te Romes!

Written by on 15/04/2019

 Pas 300 vitesh, “Shkalla e shenjtë”, një nga vendet e famshme të Romës, kthehet e prekshme në bukurinë e saj të plotë, e çliruar nga mbulimi me dru që u urdhërua nga Papa Inocenco i XIII në vitin 1723. 28 shkallët e mermerit, mund të admirohen për 60 ditë deri më 9 qershor, kur edhe do të mbulohen sërish. Pas bekimit iu është hapur rruga pelegrinëve, që i kanë ngjitur të 28 shkallët në gjunjë. Falë një restaurimi minimal të nisur verën e shkuar, nën kujdesin e muzeve të Vatikanit, druri është hequr, shkallët janë çliruar nga dheu dhe mbetjet, duke rezervuar shumë surpriza, ndërkohë që kanë rifituar shkëlqim edhe afresket 500-vjeçare, që për 2.500 metra dekorojnë këtë vend të shenjtë kaq të veçantë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist