Vermoshi me një infrastrukturë të përmiresuar turistike.

Written by on 23/04/2019

 

 

 

Brenda gjashtë muajve, me 1.3 mln euro, kompania shqiptare që fitoi tenderin për zonën e Vermoshit, do të ndërmarrë një projekt për përmirësimin e infrastrukturës turistike në fshatin verior të vendit. Punimet e infrastrukturës turistike në Vermosh janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës  dhe një kontribut prej 6 milion euro nga qeveria shqiptare. Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist