Venecia, miratohet takse e re per turistet, hyn ne fuqi ne maj

Written by on 15/02/2019

Venecia, miratohet takse e re per turistet, hyn ne fuqi ne maj

Autoritetet e turizmit ne Venecia kane miratuar taksen e re te turizmit per qytetin duke sjelle keshtu me shume kosto per turistet qe i drejtohen ketij destinacioni. Per shume prej banoreve te Venecias, jeta eshte veshtiresuar shume nga numri i larte i turisteve qe e vizitojne qytetin lagune ndersa ky muaj eshte nje prej periudhave me me fluks per Venecian.  Shume i larte eshte edhe numri i kroçerave ne vit qe kane si destinacion perfundimtar Venecian dhe qe se bashku me nurmin e madh te turisteve qe sjellin me vete, ato kane nisur te perbejne problem edhe per godinat e banimit ne vend. Prandaj administrata e qytetit te Venecias ka prezantuar se fundmi taksen me te re, e cila eshte ne formen e nje bilete hyrese dhe qe varion nga 2 deri ne pese euro, por qe gjate pikut te sezonit mund te shkoje edhe ne 10 euro.Kjo takse do te hyje ne fuqi qe nga muaji maj i ketij viti dhe do t’i sherbeje gjithashtu administrates se ketij qyteti per te percaktuar me saktesi se sa eshte numri i vititoreve qe vizitojne Venecian ne nje dite.Kjo eshte ndryshe nga taksa e turizmit, sepse kjo do te paguhtet edhe nga ata turiste qe e vizitojne Venecian vetem per disa ore.Pritet qe kjo takse qe njihet si bileta hyrese per ne Venecia do te paguhet nga rreth 27 milione vizitore. Sipas burimeve te administrates lokale, nga ky sistem i ri tatimi mund te gjenerohen 50 milione euro ne vit, nga 30 milione euro ne vit qe gjenerohen nga taksa e turizmit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist