Vendet ku kafeja eshte me e kushtueshme!

Written by on 26/11/2018

Banka zvicerane “United Bank of Switzerland”, ne kuader te kerkimit te madh vjetor per çmimet dhe fitimet, ndermjet tjerash eshte marre edhe me çmimet e kafese ne qytete te ndryshme te botes.Hulumtimi merret me çmimin e nje kafeje ne kafene te zakonshme. Kryeqyteti i Katarit, Doha, ndodhet ne krye te listes dhe njerezit mesatarisht per kete pije te adhuruar duhet te paguajne 5,47 euro. Kopenhagen renditet i dyti, ku nje kafe mesatarisht ne kryeqytetin danez kushton4,98 euro. Listen e vendeve me kafene me te kushtueshme e vijojne Dubai, Zyrihu, Shangai, Vjena, Moska dhe New Yorku.


Current track

Title

Artist

Background