Vajza e Fitstation: Tani eshte vone per te kthyer trupin ne forme gjate plazhit!

Written by on 10/05/2018

 
Ne Diten Nderkombetare te Promovimit te Aktivitetit Fizik ne Travel Club ishte e ftuar Cenkuela Hasa , vajza e promovimit te fitnesit dhe jeteses se shendetshme ne blogun e saj ne Instagram. Cenkuela tha nder te tjera se ka shume nga ata qe nisen per te humbur kilogram apo per te shtuar mase muskulare pak para se te nise sezoni i plazhit. Por kjo nuk eshte menyra e duhur per ta arritur kete gje. Ushtrimet duhet te fillojne te pakten gjate dimrit per te arritur rezultat te kenaqshem gjate veres. “Nese nis te ushtrohesh nje muaj para plazhit pervecse mund te humbases disa kilogram, nuk mund te pretendosh trup te tonifikuar per pjesen tjeter te veres” – tha ajo. Menyra me e shendetshme per te humbur peshe eshte duke ndjekur nje regjim te rregullt me aktivitet fizik dhe menu te shendetshme, kombinim i cili nese nis nuk duhet lene ne mes. Nderkohe humbja e 2 kg ne jave eshte mese e shendetshme sipas blogeres!
 
 
 

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist