Ujëvarat janë një nga gjërat më të mbrekullueshme në planet! Ja kush janë 10 ujvarat më të bukura…[FOTO]

Written by on 18/03/2019

 

  • Ujëvarat janë një nga gjërat më të mbrekullueshme në planet! Ja kush janë 10 ujvarat më të bukura…[FOTO]

 

Në cdo cep të planetit ka ujëvara madhështore dhe “katedrale” ujore, në të cilat natyra ofron spektakël mahnitës.

Sipas studimeve ujëvarat formohen nga forca të jashtme, të tilla si tërmetet, rrëshqitjet e tokës ose lëvizjet në nivelin e detit që ndryshojnë shumë dhe pengojnë peizazhet dhe shtretërit e lumenjve. Një studim i ri nga hulumtuesit në ‘Caltech’ propozon një hipotezë radikale rreth asaj se si këto ujëvara magjepsëse formohen.

Një nga arsyet pse formimi i ujëvarave ka qenë një mister prej shumë kohësh, sipas studiuesve, është për shkak se ato evoluojnë gjatë kohës gjeologjike. Kjo i ka bërë ato të vështira për t’u studiuar, duke qenë se mendimi i përhershëm ka qenë se ujëvarat shkaktohen nga faktorë të jashtëm.

Më poshtë do t’iu sugjerojmë disa ujvara ku ju mund t’i vizitoni dhe të mrekulloheni nga bukuritë e planetit tonë.

Angel Salto – Venezuelë – Është ujëvara më e lartë në botë: uji kërcen prej 979 metrash. Ajo ndodhet përgjatë lumit Carrao dhe uji prek tokën në rrafshin e quajtur Auya-Tepui, ose “mali i perëndisë së keqe”.

Niagara – SHBA-Kanada – Ndër ujvarat më të fashme në botë, e njohur nga një film i famshëm i vitit 1953 me Marilyn Monroe.

Ujërat e Iguazës – Brazil-Argjentinë – Në kufirin ndërmjet dy shteteve të Amerikës së Jugut, ato konsiderohen si ujëvarat më të bukura në botë.

Salto Kukenan – Venezuelë – Një ujëvarë e madhe prej 670 metrash me një rrëke uji të vetme dhe konsiderohet e dyta më e lartë në Tokë. E ka vendodhjen në rajonin Kukenan.

Ujëvara Viktoria- Zambia – Vendasit e quajnë atë “tymi që gjëmon”. Kjo ujëvarë ka një lartësi prej rreth 128 metra, por në fund të sezonit të shirave mjegulla pushton ujëvarën deri në një mijë metra, duke e fshehur shfaqjen e ujit vërshëllues nga objektivi.

Kaskada Jog – Indi – Ato janë të formuara nga lumi Sharavati në Indi dhe kanë një lartësi prej 829 metra. Janë ndër më të mëdhatë në Azi dhe bëhen veçanërisht spektakolare nga gushti deri në tetor, muaj kur ato janë veçanërisht të pasura me ujë.

 

Ujëvara Nachi – Japoni – Është ujëvara më e lartë në Japoni me 133 metra lartësi dhe 13 gjerësi. Ajo është e vendosur në luginën me të njëjtin emër, të zhytur në një natyrë spektakolare.

Dettifoss – Islandë – Më e madhja në Evropë. Emri i saj do të thotë “Uji që rrënon” dhe me vend e përshkruan shtytja me të cilën uji i lumit Jökulsá á Fjöllum derdhet në grykën më poshtë.

Kjelfossen – Norvegji – Kjo ujëvarë, ndër më të lartat në Evropë, arrin një lartësi prej rreth 705 m, të ndarë në disa rrëke, por lartësia e saj në përgjithësi nuk është llogaritur me saktësi.

Kaksada E Serios – Itali – Me 315 metra dhe gryka për kërcim të trefishtë, janë më të lartat në Itali dhe e dyta në Evropë. Ujëvarat janë të dukshme vetëm në disa ditë çdo vit dhe kanë një legjendë të tyren


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist