Turizmi shqiptar me synim të qartë për vitin 2020!

Written by on 24/01/2020

Turizmi  shqiptar synon të hyjë në tregjet botërore të turizmit. Në takimin e minsitrave përgjegës për turizmin, përfaqësuesve të Komisionit Europian e aktorëve influent në këtë industri, Shqipëria u soll në vëmendjen e të gjithëve për industrinë e konsoliduar turistike dhe solidaritetin e kësaj të fundit në përballimin e situatës post-tërmet. Drejtoresha Rajonale për Europën dhe Organizatës Botërore të Turizmit, Alessandra Priante ka siguruar se do të ndihmojë Shqipërinë për zhvillimin e këtij sektori, si dhe ka vlerësuar faktin se si shqiptarët u bënë bashkë që natën  e parë pas tërmetit. Panairi i Madridit në të cilin Shqipëria merr pjesë është një ndër panairet më të mëdha në Europë dhe shumë ët rëndësishme për Amerikën Latine por edhe për vendet e largëta . Nga ana tjetër , ministri Blendi Klosi ka falenderuar Organizatën Botërore të Turizmit që ka pranuar të prezantojë atë çfarë ka ndodhur në 26 nëntor në Shqipëri si një shembull i mirë i funksionimit të industrisë së turizmit në shërbim të ekonomisë së qëndrueshme.


Current track

Title

Artist

Background