Turizmi nis ndryshe në Egjipt!

Written by on 30/06/2020

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, përuroi sot dy aeroporte të reja ndërkombëtare afër kryeqytetit, disa ditë para rifillimit të trafikut ajror, me shpresën e nxitjes së turizmit, në ndalesë për shkak të pandemisë së COVID-19 .Gjatë një ceremonie të transmetuar në televizion, al-Sissi kryesoi, me anë të videokonferencës, përurimin e aeroportit të Kryeqytetit të Ri Administrativ, që ndodhet në lindje të Kajros dhe të aeroportit “Sphinx”, në perëndim të aglomeracionit. Këto përurime tregojnë gatishmërinë e qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë dhe turizmin, i cili është goditur rëndë nga pandemia.Pas tre muajsh mbylljeje dhe shtetrrethimi gjatë natës për të luftuar COVID-19, Egjipti ka nisur të zbatojë masat graduale të rihapjes, të cilat do të kulmohen me hapjen e aeroporteve më 1 korrik.

 


Current track

Title

Artist

Background